Kapet me 1kg marijuanë, ylli i NBA-së akuzohet për shpërndarje droge
Basketbollisti Zach Randolph është në telashe të mëdha me drejtësinë dhe policinë amerikane pas arrestimit për mbajtje të paligjshme të marijuanës, pasi një sasi prej 1kg iu gjet në makinë.
Lojtari që një muaj më parë firmosi një kontratë 2-vjeçare me Sacramento Kings (u transferua nga Memphis), është arrestuar nga policia e Los Anxhelosit, pas një sinjalizimi që kishte marrë nga një grup personazh shkruan Telesport.
Kohët e fundit mbajtja e marijuanës është legalizuar në këtë shtet, por jo në një sasi kaq të madhe, ndaj situata nuk është aspak e mirë për basketbollistin 36-vjeçar.
Sasia prej 1kg që Randolph kishte në makinë ka bërë që policia ta akuzojë atë për shpërndarje të lëndëve narkotike. Në momentin e arrestimit, situata ka degjeneruar, pasi disa persona kanë goditur makinat e policisë, që në fund ka ndaluar 3 persona e mes tyre edhe basketbollistin.
Përveç sasisë prej 1kg marijuanë, policia ka sekuestruar edhe armë e parà “cash”. Randolph ka kaluar një natë në rajon dhe pasi pagoi 20 mijë dollarë është lënë i lirë, por më 31 gusht do të dalë para gjykatësit për sqarime. Randolph luan prej 16 sezonesh në NBA.



