Kapet autori i disa vjedhjeve në Tiranë
Policia e Tiranës ka arrestuar personin e dyshuar të disa rasteve vjedhjesh, shtetasin A. H., 26 vjeç.
“Si rezultat i veprimeve hetimore intensive, të kryera menjëherë pas kallëzimeve të disa shtetasve/administratorëve të subjekteve për vjedhje të pronës dhe pasurisë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 finalizuan operacionin e koduar “Penaliteti”, gjatë të cilit u lokalizua, u kap dhe u vu në pranga autori i dyshuar i disa rasteve në këtë fushë, shtetasi A. H., 26 vjeç”, thuhet në njoftimin e policisë së Shqipërisë.
Tutje bëhet e ditur se nga hetimet dyshohet se 26-vjeçari, gjatë muajit prill 2026, ka vjedhur shuma parash dhe produkte në 4 subjekte, si dhe ka tentuar të vjedhë në një banesë dhe në një subjekt, gjithashtu nga verifikimet e mëtejshme rezultoi se ky shtetas ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Dhuna në familje”.



