Kapiteni pret fitore edhe ndaj Qipros

Kapiteni pret fitore edhe ndaj Qipros

Kosova sot debutoi me fitore bindëse ndaj Norvegjisë në Grupin E 5 me 1, ndërsa nesër do të takohet në ndeshjen e dytë me Qipron.

Krasniqi, që do të mungojë për shkak të kartonit të kuq të marrë sot, pret që futbollistët tjerë të nxjerrin rezultat pozitiv.

“Në ndeshjen e sotme unë pata fat të keq, sepse u ndëshkova me karton të kuq, që sipas meje ishte i padrejtë, por ishte vlerësim i referit. Loja ishte dinamike dhe lojtarët kanë bërë lojë shumë të bukur dhe me aksione shumë të mira ku nuk munguan golat. Sa i përket lojës nesër kundër Qipros, unë nuk kam të drejtë loje, por nuk dyshoj te cilësitë e bashkëlojtarëve dhe kam besim që do të kalojnë këtë lojë me rezultat pozitiv për ne”, ka deklaruar kapiteni i Kosovës për Koha.net.

Shpërndaje në: