Kapiteni i Shqipërisë befason të gjithë: Mund të transferohem te kjo skuadër
Lidhja e kapitenit me bardheblutë është e fortë dhe kur kontrata me Karabakun është drejt fundit, ai e pranon se mund të rikthehet ndoshta që këtë verë.
“Tirana është skuadra ku kam marrë bazat e mia, mbase një ditë mund të rikthehem, ndoshta edhe këtë verë. Mund të ndodhin shumë gjëra sepse jam në një moshë ku nuk mund të bësh plane afatgjatë. Jam i fokusuar te faza pergatitore dhe pjesa e dytë e kampionatit, do të ulemi me klubin dhe do të bisedojmë edhe për këtë cështje”.



