Kapja e FFK-së: Si po e shkatërron Agim Ademi gjithë atë që e ka ndërtuar me mund legjenda Fadil Vokrri

Kapja e FFK-së: Si po e shkatërron Agim Ademi gjithë atë që e ka ndërtuar me mund legjenda Fadil Vokrri

Më 9 qershor të vitit 2018, futbolli i Kosovës mori një lajm tragjik. Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri ndërroi jetë pas një komplikimi shëndetësor.

Fadil Vokrri fatkeqësisht nuk arriti t’i shijonte sukseset e Kombëtares së Kosovës. Fitoret e njëpasnjëshme dhe sukseset e djelmoshave tanë në Ligën e Kombeve, Vokrri i ndoqi vetëm nga qielli.

Ishte koha për zgjedhjen e një zëvendësuesi të tij. Më 6 korrik të vitit 2018 u mbajtën zgjedhjet e jashtëzakonshme në organet e FFK-së, ku Agim Ademi me 58 vota pro të delegatëve u zgjodh si pasuesi i Vokrrit. Ademi ishte kandidati i vetëm… çuditërisht.

Agim Ademi u tregua ‘i zoti’. Ai filloi të mblidhte votat qysh nga dita kur u mor vesh se kishte ndërruar jetë Fadil Vokrri. Ademi nuk tregoi asnjë pikë respekti për parardhësin e tij, pasi siç thuhet ai vazhdoi kërkimin e votave edhe kur ishte e pamja e të ndjerit, raporton Periskopi.

Related image

Megjithatë, kjo zgjedhje bëri jehonë të madhe nëpër mediat vendore për një arsye tjetër. Kryetari aktual i FFK-së është i akuzuar për zhvatje, korrupsion e kërcënim të dëshmitarit, ndërsa tash drejton një organ të lartë siç është shtëpia e futbollit të Kosovës.

Madje, në aktakuzën ndaj tij thuhet se ai ka kërcënuar dëshmitarin e këtij rasti, i cili përmes një incizimi kishte zbuluar skandalin. Burime të Periskopit kishin bërë të ditur se me 20 korrik do të mbahet seanca e radhës gjyqësore, ndërkohë që ky rast pas përfundimit të gjykimeve nga EULEX’i, u ka kaluar vendorëve. Për këtë vepër penale, Ademi mund të dënohej me 10 vjet burg.

Agim Ademi më 6 korrik u zgjodh kryetar i FFK-së, derisa më 20 korrik kishte për t’u paraqitur në seancë gjyqësore pasi është i akuzuar për veprën penale, zhvatje, korrupsion dhe për kërcënim të dëshmitarit, por seanca nuk u mbajt dhe u shty për muajin shtator.

Ademi me disa bashkëpunëtorë të tij kanë sulmuar Dritëro Kadollin, duke e detyruar atë që të bëjë veprime në dëm të pasurisë së tij.

Sipas pretendimeve të prokurorit të EULEX-it Maarten Groothuizen dhe prokurorit Ilaz Beqiri në pikën e parë të aktakuzës, të pandehurit Agim Ademi dhe Muharrem Rama gjatë periudhës kohore 12  korrik – 12 shtator 2012, me qëllim të përfitimit material e kanë kërcënuar dhe sulmuar viktimën Dritëro Kadollin, duke e detyruar të njëjtin të bëjë veprime në dëm të pasurisë së tij, respektivisht të bëjnë përfitim të pa drejtë në shumën prej 30.000.00 euro, apo një veturë të tipit BMë X5, e cila veturë më pas pretendohej t’i dorëzohej Kryesuesit të Asamblesë Komunale të Prishtinës, Sami Hamiti, duke kryer veprën penale detyrimi në bashkëkryerje, shkruan Periskopi.

Ndërkaq në pikën e dytë të aktakuzës të pandehurit Ademi dhe Rama akuzohen për ushtrim të ndikimit në bashkëkryerje pasi që në të njejtën periudhë kohore të lartë cekur ata kanë kërkuar nga Kadolli premtimin e përfitimit të pa drejtë, respektivisht shumën prej 30.000.00 euro apo veturën e tipit BMW X5, duke kërkuar ushtrimin e ndikimit jo të duhur të tyre në vendimmarrjen e një personi zyrtar që në këtë rast është Kryesuesi i Asamblesë Komunale në Prishtinë, Sami Hamiti, që të ndryshoj statusin e një ngastre toke nga “zonë e gjelbëruar” në “zonë ndërtimore”.

Ademi ia doli paq edhe kësaj here, pasi seanca u shty. Ndoshta ‘pushteti’ i tij i madh ndikoi edhe në gjykatat tona, pasi tash e një kohë seancat për të nuk mbahen fare.

Por ky nuk është skandali i vetëm i kryetarit aktual të FFK-së.

Agim Dibrani ish-drejtor i financave në komunën e Prishtinës u emërua nënkryetar i FFK-së, instuticion i cili e ka kryetar Agim Ademin, një i akuzuar për zhvatje dhe korrupsion.

Agim Ademi emëroi për nënkryetar Agim Dibranin, i cili është një ish-drejtor i financave në komunën e Prishtinës dhe një person që nuk ka lidhje me sport.

Ky emërim u bë pa zhurmë të madhe dhe tek në homazhet për Fadil Vokrrin, nuk u mor vesh se Dibrani është zgjedhur si nënkryetar i FFK-së.

Image may contain: 5 people, people standing

Periskopi mëson së Agim Dibrani është djali i tezës së Sami Hamitit që në të kaluarën ka qenë Kryesues i Asamblesë Komunale në Prishtinë, për të cilin Agim Ademi i kishte kërkuar viktimës Dritëro Kadollit 30 mijë euro ose veturën BMW X5.

Por Ademit punët kanë nisur t’i përkeqësohen, pasi shkarkoi nga detyra djalin e Fadil Vokrrit, Gramozin, vetëm pse ky e fundit e kundërshtoi mënyrën e udhëheqjës së tij.

Federata e Futbollit të Kosovës dje mbajti një konferencë të jashtëzakonshme pasi u raportua se ata e shkarkuan nga detyra djalin e legjendës Fadil Vokrri, Gramozin.

Kryetari i kësaj Federate, Agim Ademi përgënjeshtroi lajmin se e ka shkarkuar Gramozin, duke thënë se i ka ofruar punë edhe për pesë pozita të tjera dhe të zgjedh vetë se ku dëshiron të punojë.

Mirëpo, heshtjes së Gramozit i ka ardhur fundi pasi me anë të një postimi në Facebook ai ka qartësuar shumëçka dhe zbuloi detaje shokuese, shkruan Periskopi.

Ai ka konfirmuar se tash e 45 ditë nuk është më pjesë e FFK-së, dhe krejt për këtë e ka drejtuar gishtin te kryetari i tanishëm, Agim Ademi. Gramozi thotë se ka qëndruar në heshtje për hir të opinionit dhe sukseseve të fundit të Kosovës.

Sipas Gramozit, Ademi kishte premtuar se do të vazhdojë vizionin dhe frymën e Fadil Vokrrit, por sot me keqardhje thotë se FFK-ja është shndërruar në përndjekës të bashkëpuntorëve të tij.

Ai tregon se si u shkarkua vetëm pse bëri një kundërshtim, gjersa zbulon se Agim Ademi filloi të mblidhte nënshkrime qysh nga dita kur u varros babai i Gramozit.

Deklarata e fundit të djalit të Vokrrit kanë nxitur shumë reagime, ndërsa Ademi vazhdon me ‘punën’ e tij pa zhurmë.

Kryetari i FFK-së gjithashtu ishte i përfshirë në skandalin e rradhës të futbollit në Kosovë, ku Llapi po pretendon se Prishtina fitoi 38 mijë euro nga Federata për t’i mposhtur ata.

Shumë skandale, pak punë – kjo është qeverisja e një Federate që tashmë është e kapur.

Sukseset e Kombëtares së Kosovës dhe ekipeve kosovare kurrë nuk duhet t’i marrë një njeri si Agim Ademi, i cili po e shkatërron atë që e ka ndërtuar me mund legjenda Fadil Vokrri dhe bashkëpunëtorët e tij të afërt.

Ademi do të vazhdojë punën e tij pa zhurmë, ashtu siç bëri me shtyrjen e seancave gjyqësore, ashtu siç bëri me emërimin e nënkryetarit, ashtu siç bëri me djalin e Fadil Vokrrit, por ai kurrë nuk do të jetë një ‘Fadil Vokrri’.

Ai thjesht do të mbetet një nepotist, një i akuzuar që udhëheqë një organ të lartë shtetëror, si shumica në Kosovë.

Agim Ademi nuk do të mbahet mend për punët e tij të mëdha apo për sukseset e Kosovës, përveç se do të mbahet mend për skandalet, akuzat dhe nepotizmin e tij. /Periskopi/

Shpërndaje në: