Kaplohet nga zjarri një banesë në Tiranë, humb jetën një i moshuar

Kaplohet nga zjarri një banesë në Tiranë, humb jetën një i moshuar

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka rënë mbrëmjen e kësaj të enjteje në një pallat në rrugën “Ali Demi”, në Tiranë.

Sipas informacioneve paraprake, flakët kanë përfshirë katin e parë të godinës në rrethana ende të paqarta ndërsa zjarri është përhapur me shpejtësi, duke shkaktuar panik tek banorët e zonës.

Si pasojë e zjarrit, një i moshuar invalid, i identifikuar si Theodhor Llulla, 72 vjeç, ka ndërruar jetë. Dyshohet se vdekja ka ardhur si pasojë e asfiksisë nga tymi.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë ekipet e zjarrfikëses, të cilat janë angazhuar për neutralizimin e flakëve, ndërsa janë dislokuar edhe ambulanca për çdo rast emergjence.

Njoftimi i policisë

“Rreth orës 21:20, në rrugën “Ali Demi”, në katin e parë të banesës së shtetasit Th. Ll, 72 vjeç, ka rënë zjarr. Si pasojë dyshohet se ka humbur jetën 72-vjeçari.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit dhe sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, njofton policia.

Shpërndaje në:
TË NGJASHME
Kaplohet nga zjarri një banesë në Tiranë, humb jetën një i moshuar

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka rënë mbrëmjen e kësaj të enjteje në një…

Një aeroplan ushtarak amerikan rrëzohet në Irak

Një aeroplan amerikan ushtarak është rrëzuar në Irak, ka konfirmuar ushtria amerikane. Aeroplani cisternë KC-135…

Mësohet data se kur do të publikohet nga Franco Foda lista më e rëndësishme në histori të Kombëtares së Kosovës

Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda, më 20 mars do ta publikojë listën e lojtarëve për ndeshjen…

Rahovec: Vetura pëson defekt gjatë ndjekjes prej policisë, arrestohet një person

Policia është vënë sonte në ndjekje të një veture në Bllato të Rahovecit. Gjatë ndjekjes,…

AGK: Të dhënat private të gazetares Ardiana Thaçi-Mehmeti shpërndahen në grupin me 70 mijë anëtarë në “Discord”

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) është shprehur i shqetësuar pasi është njoftuar se të…

Zbulohet për herë të parë nga VV, cilat poste në qeveri Kurti ia kishte ofruar Osmanit?

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha, ka deklaruar se kryeministri Albin Kurti i kishte…

LDK-ja dhe Presidentja në një tavolinë? Tahiri shihet me Osmanin në Prizren

Hoxha Behar Mjekiqi thotë se me ftesë të presidentes Vjosa Osmani dhe në shoqëri të…

Sejdiu: Mohimi i Murat Jasharit për kandidaturën shembi “kullën prej letre” të Kurtit

Emri i Murat Jashari ishte përfolur së fundmi në opinion si një nga kandidatët e…