Kaq i bukur është bërë nipi i Shyhrete Behlulit
Matin, kështu quhet i biri i Leartes e Kushtrimit, nipi i këngëtares së mirënjohur Shyhrete Behluli, shkruan “Kosovarja”.
Matini i vogël po rritet e po bëhet shumë simpatik. Ai, ka rrëmbyer gjithë dashurinë e pjesëtarëve të familjes.
E ëma e tij Learta, poston më shumë foto të të birit, ku në shumicën e rasteve shihet i veshur me veshje firmato për fëmijë, shkruan “Kosovarja”.
Nuk mungojnë fotot e Matinit as në llogaritë e halla e e gjyshes. Engjellusha e thërret me përkëdheli “dundë” nipin e saj të vogël./Kosovarja/








