Kaq muaj do të mungoj Alexander-Arnold pas dëmtimit
Trent Alexander-Arnold pritet të mungojë rreth dy muaj pas një dëmtimi muskulor, ndërsa Real Madridi ka dhënë diagnozë përfundimtare për lëndimin e fundit.
Trent Alexander-Arnold ka pësuar një dëmtim muskulor në pjesën e përparme të këmbës së majtë, një lëndim që pritet ta mbajë jashtë fushave për afërsisht dy muaj.
Mbrojtësi anglez u detyrua të largohej nga loja në minutën e 55-të të fitores 3-0 të Real Madrid ndaj Athletic Bilbao të mërkurën në mbrëmje, pasi duket se pësoi një tjetër dëmtim, këtë herë në kyçin e këmbës së djathtë.
Ai u rrëzua në fushë duke mbajtur kyçin, pasi u shkel nga Alejandro Rego.
Alexander-Arnold ishte duke zhvilluar një nga paraqitjet e tij më mbresëlënëse me fanellën e Madridit, duke asistuar me një pasim të jashtëzakonshëm golin hapës të Kylian Mbappes.
Ndërkohë, Real Madridi ka publikuar një diagnozë zyrtare për lëndimin e pësuar në ndeshjen e së mërkurës, duke lënë të qartë shkallën e plotë të tij.
“Pas testeve të kryera sot te lojtari ynë Trent Alexander-Arnold nga Shërbimet Mjekësore të Real Madridit, atij i është diagnostikuar një dëmtim muskulor në rectus femoris të kuadricepsit të majtë. Rikuperimi i tij do të monitorohet”, shkruan në njoftimin e Los Blancos.



