Kaq para ka fituar Ilir Latifi pas humbjes së mbrëmshme

Kaq para ka fituar Ilir Latifi pas humbjes së mbrëmshme

Ilir Latifi e humbi, me vendim unanim të gjyqtarëve duelin e tij të 21-të në arte të përziera marciale, pasi u mund në LA nga Corey Anderson.

Dueli me fondin më të madh të shpërblimeve ka qenë pa dyshim ai për titull bote ne kategorinë gjysmë të rëndë, por çuditërisht edhe kampioni i ri Jon Jones, edhe sfiduesi Alexander Gustafsson, kanë fituar shumën e njëjtë të parave – nga 500,000$, duke u bazuar në raportin zyrtar të promotorëve.

Edhe më i çuditshëm është fakti se Amanda Nunes, edhe pse shënoi fitore me nokaut në rund të parë, ndaj bashkëkombases së saj Chris Cyborg, mori më pak para nga dueli. Nunes fitoi 350 mijë, kurse Cyborg 500 mijë dollarë.

Ilir Latifi për shfaqjen e tij të mbrëmshme do të fitojë 90 mijë dollarë, kurse Corey Anderson, kundërshtari që e mundi Latifin pas tri rundeve shumë të vështira dhe cilësore, fitoi shumicën prej 130 mijë dollarëve, gjithnjë duke u bazuar në raportet zyrtare të UFC-së.

Shpërndaje në: