Kaq vite burg mund të dënohet Rozeta Hajdari e cila dyshohet se i shkaktoi dëm shtetit afro 3 milionë euro
Prokuroria Speciale dje ka ngritur aktakuzë ndaj ministres në detyrë, Rozeta Hajdari në lidhje me skandalin e rezervave shtetërore. Hajdaroi bashkë me tre të tjerë dyshohet se i shkaktuan dëm shtetit afro 3 milionë euro, shkruan Periskopi.
Në lidhje me këtë, për Periskopin ka folur edhe avokati Skender Musa.
Sipas avokatit Musa në rastin e ministres në detyrë, në rast se dëshmohet me fakte ajo për çfarë ngarkohet e njëjta mund të dënohet prej dy deri në 12 vjet burg për “keqpërdorim të deytrës zyrtare”.
“Së pari nuk u publiku aktakuza në këtë fazë të procedures duhet të konsiderohen të pafajshëm pa pas vendim gjyqësor është tepër e rëndesishme që me pas aktakuzën , me pa a ekziston e bazuar në prova dhe fake, dyshim i bazuar a mbështet në prova material të parrëzueshme. Këtë fazë të procedurës është vështirë me dhënë ndonjë mendim juridik. Dënimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare janë prej 2 vite e lartë deri në 12 vite nëse nuk gaboj, mirëpo prapë se prapë është parimi I prezumimit të pafajësisë dhe në këtë rast është tepër herët të konsiderohet dikush fajtor”, tha Musa për Periskopin.
Ministrja Hajdari akuzohet bashkë edhe me dy zyrtar të MINT, Hafiz Gara e Irfan Lipovica dhe afaristin Ridvan Muharremi.
Siç deklaroi dje Prokuroria Speciale të tre ngarkohen se gjatë muajve shkurt dhe mars të vitit 2022 kanë vepruar në bashkëkryerje, duke keqpërdorur detyrat e tyre me qëllim përfitimi pasuror për persona të tjerë dhe shkaktimit të dëmit ndaj buxhetit të shtetit, i cili arrin shumën prej 2,912,134.78 euro.
Sipas Prokurorisë, të njëjtit kanë zbuluar pa autorizim informacione që përbëjnë fshehtësi zyrtare, duke e bërë të ditur vendndodhjen e rezervave shtetërore – informacion që, sipas ligjit, klasifikohet si sekret shtetëror.
Ndërkohë, i akuzuari R.M. ngarkohet me veprën penale të ndihmës në keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar, pasi dyshohet se ka ndërmjetësuar dhe negociuar drejtpërdrejt në përzgjedhjen e operatorëve ekonomikë për rezervat shtetërore, duke krijuar kushte për kryerjen e veprës penale.



