Kaq vota iu hoqën kandidatëve për kryeministër pas rinumërimit

Kaq vota iu hoqën kandidatëve për kryeministër pas rinumërimit

Ndryshim prej dhjetëra votash, ka treguar rinumërimi i votave të kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e parakohshme Parlamentare të mbajtur më 28 dhjetor. 

Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) pas rinumërimit të 216 vendvotimeve nga 914 sa do të rinumërohen, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti ka marrë 89 vota më pak, ai i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, 23, e ai i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, 21 vota më pak.

65 vota më pak ka marrë kandidati i LVV-së për deputët Glauk Konjufca, 72 kandidati Jeton Raka e 230 me pak kandidati Filiz Mustafa.

Te PDK-ja kandidatja Kosovare Murseli në rinumërim ka marrë 10 vota më pak, Besim IIazi 50, Xhevahir Gaci 77 vota më pak, e kandidatja Linda Nebiu 74.

Kandidati i PDK-së, Bekim Haxhiu, që është ankuar për vjedhje në rinumërim i ka marrë 43 vota më shumë.

Te kandidatët e LDK-së ndryshimin më të madh në vota pas rinumërimit e ka Abdixhiku, me 21 vota më pak. Kandidatet e tjerë kanë dallime që nuk e kalojnë numrin prej 20 votash.

Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, pas rinumërimit ka marrë 8 vota më pak.

Shpërndaje në: