‘Karate’ në futboll, lojtari shkelmon tifozin

‘Karate’ në futboll, lojtari shkelmon tifozin

Ish-futbollisti i Manchester United, Patrice Evra është përfshirë në një përplasje me tifozët para një ndeshje europiane.

Në disa pamje tronditëse, lojtarët e Marseille duket se janë zënë me tifozët e tyre para një ndeshje me Vitoria Guimaraes në Portugali.

Duket se si lojtari goditi një tifoz dhe më pas u thyen barrierat pasi mbështetësit u zemëruan nga veprimi i pahijshëm, që ngjante si lëvizje karateiste.

Gjithcka ndodhi pas njoftimeve se mbrojtësi francez Evra u dëbua nga ndeshja para se të fillonte. Sipas postimeve të gazetarëve që ishin në ngjarje, Evra ishte viktimë e fyerjeve nga mbështetësit e Marseille.

Ky është lojtari i parë që dëbohet para ndeshjes së Europa League që prej riemërimit në 2009. Ndeshja u realizua me gjashtë lojtarë pasi francezi ishte zëvendësues. Nuk dihet nëse do merren masa serioze për goditjen e tij para ndeshjes ndaj një tifozi.

/oranews.tv/

Shpërndaje në: