Karateisti Alvin Karaqi: Asnjë serb nuk do të më mposhte mua (Video)

Karateisti Alvin Karaqi: Asnjë serb nuk do të më mposhte mua (Video)

Karateistët kosovar dje nuk u lejuan që të hyjnë në Serbi për të marrë pjesë në Kampionatin Evropian që do të mbahet në Novi Sad

Alvin Karaqi njëri nga garuesit që do të merrnin pjesë në Kampionatin Evropian në një intervistë ekskluzive për Periskopin zbuloi arsyen e ndalesës.

“Për ata ne shkonim më shumë për provokim se sa për sport,” ka thënë Karaqi.

“Herën e parë kemi shkuar me simbole të Kosovë, normal ne jemi përfaqësueses të Kosovë, ndërësa heren e dytë ata kërkuan që për shkaqe sigurie të mos kishim simbole shtetërore dhe ne u veshëm normal.

“Por, u pa që kjo nuk ishte arsyeja kryesore pse na kanë bllokuar, ata thjesht janë munduar të gjenin një pretkest dhe kanë menduar se ne do të tërhiqemi prapa shkaku i simboleve.

“Ne shkuam atje, e bëmë tonën, ata e treguan vetën,”.

Alvini mes tjerash tha që garuesit nuk kanë fajë për prejardhjen e tyre dhe për problemet mes Kosovës dhe Serbisë.

“Ne nuk kemi faj për për prejardhjen tonë dhe për atë se çfarë ka ndodhur mes dy shteteve, ne jemi sportistë dhe nuk përzihemi në politikë.

Karaqi u tregua i ashpër dje duke dhënë një deklaratë në Merdare.

“Diplomacia serbe fiton gjithë, një kampionat e kemi humb, por është hera e fundit që një i tillë mbahet në Serbi. Ata kanë me ardhë në shtetet tjera edhe kanë me u përballe me neve dhe kanë me pagu shumë shtrenjtë,”ka thënë dje karateisti kosovar.

Ndërsa sot Karaqi ka thënë se ky nuk ishte kërcënim politik, por ishte një mesazh për karateistët serb, nëse në të ardhmen do të ketë përballje me ta.

“Unë nuk i kërcënoj në mënyrë politike, por kërcënimi im u kanë për garuesit. Respektohemi në arenë dhe jashtë arenës.

“Ata nuk na kanë respektu qysh i kemi respektuar ne dhe vetëm për atë shkak më nuk do të ketë mëshirë në arenë. Jashtë arenës gjithçka mbetet ‘OK’.

Karateisti kosovar është shumë i bindur që nëse do të kishte përballje me garues serb asnjëherë nuk do të dilte humbës.

“Une jam shumë i bindur që kurrë asnjë serb nuk do të kish mujt me më mposhtë,”. /Periskopi/

Shpërndaje në: