Karikatura e ditës: Ramos i thotë ‘Adios’ Neymarit (Foto)
Karikatura e ditës ka të bëjë me deklaratat e Sergio Ramosit rreth sulmuesit të Barcelonës, Neymar.
Para mëngjesit të së dielës, Barcelona dhe Reali u ndeshen mes vete në ‘El Clasicon’ e parë për këtë sezon, në kuadër të International Champions Cup, e cila në fund u fitua nga katalunasit me rezultat 3-2.
Këtë deklaratë e ka shfrytëzuar karikaturisti i njohur Omar Momani, i cili në botimet e tij të përditshme për portalin ‘Goal.com’ e ka publikuar.

Karikaturën e bërë, Momani e ka titullar ‘Adios’ apo ‘Lamtumirë’, teksa në fotografi shihet Ramos dhe Neymar duke u përqafuar.



