Karikaturisti serb sërish godet, shikoni si i paraqet liderët serb dhe ata të Kosovës (Foto)
Rrezikun e kësaj pune më së miri e dëshmon rasti i Dushan Petriçiqit, njërit prej karikaturistëve më të mirë të këtij vendi, puna e të cilit është shfaqur edhe në gazetat “The New York Times”, “The Wall Street Journal” e të tjera.
I njohur si CORAX, kësaj radhe pasqyron saktësisht fytyrën e vërtet të politikanëve ballkanik që dialogojnë në Bruksel.
Ai tallet me politikanët kosovarë dhe serbë që në vendet e tyre, Kosovë dhe Serbi, krekosen me retorikë primitive të luftës, ndërsa në Bruksel qeshen dhe ulin kokën nën tavolinën e përfaqësues së lartë të BE-së, Frederika Mogerini.
Atij kohë më parë i është shkëputur kontrata me gazetën kryesore serbe, ‘Politika’, vend ku kishte punuar për shtatë vite.
Kjo, ngase subjekt të satirës kishte kryeministrin serb Aleksandar Vuçiq./ Periskopi





