Karriget e boshatisura në tubimin e Faton Pecit, mitrovicasit ‘bojkotojnë’ ish-ministrin

Karriget e boshatisura në tubimin e Faton Pecit, mitrovicasit ‘bojkotojnë’ ish-ministrin

Një numër shumë i vogël i qytetarëve është parë të jenë të pranishëm në tubimin për hapjen e fushatës së kandidatit për kryetar të Komunës së Mitrovicës, Faton Peci.

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje kishte ftuar qytetarët për pjesëmarrje në tubimin për hapjen e fushatës, mirëpo vetëm një numër i vogël i qytetarëve i janë përgjigjur thirrjes.

Tubimi ishte paraparë të fillonte në ora 13:00, ndërsa siç raportojnë mediat lokale në qytetin e Mitrovicës, tubimi nuk kishte filluar as në orën 14:00, për shkak të numrit të vogël të qytetarëve.

 

Një video e publikuar nga ‘Veriu.info’ shpërfaq organizatorët duke larguar karriget në mungesë të qytetarëve.

Deri më tani në Mitrovicë ka qeverisur Partia Demokratike e Kosovës me Bedri Hamzën, teksa në këto zgjedhje kandidat i kësaj partie është Arian Tahiri.

Shpërndaje në: