Katastrofë për Cityn, lojtari kryesor humb ndeshjen ndaj Liverpoolit

Katastrofë për Cityn, lojtari kryesor humb ndeshjen ndaj Liverpoolit

Sergio Aguero nuk është i gatshëm për të luajtur kundër Liverpoolit

Liverpooli e pret në ‘Anfield’ Manchester Cityn në kuadër të çerek-finaleve të Champions League, shkruan Periskopi.

Guardiola do të ketë probleme në sulm pasi Sergio Aguero nuk do të mund të ndihmojë shokët e tij në ndeshjen e parë çerek-finale.

Tekniku spanjoll e ka konfirmuar në konferencen para ndeshjes me Liverpoolin që sulmuesi argjentinas nuk ka udhëtuar fare me ekipin.

Aguero nuk është gati shkaku i një lëndimi, ndërsa sulmit të ‘Qytetarëve’ pritet t’i prijë Gabriel Jesus për këtë ndeshje. /Periskopi/

Shpërndaje në: