Katër ndeshje në Superligë: Derbi në Prishtinë

Katër ndeshje në Superligë: Derbi në Prishtinë

Ipko Superlia vazhdon ndeshjet e javës së 13-të edhe të mërkurën.

Pas fitores së Dritës ndaj Flamurtarit dhe barazimit mes Lirisë dhe Ferizajt, sot vijnë edhe katër ndeshje.

Prishtina në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ e pret rivalin e vjetër Trepçën ’89.

Ndeshja mjaft interesante e cila fillon nga ora 17:45 dhe pritet të sjell numër të madh të shikuesve.

Një tjetër derbi është edhe ai lokal mes Feronikelit dhe Drenicës.

Llapi do të jetë nikoqir i Ballkanit, ku të dy skuadrat vijnë nga një formë e mirë.

Ndeshje e fundit është ajo mes Gjilanit dhe KEK-ut. /Periskopi

Shpërndaje në: