Katër persona arrestohen në Fushë Kosovë, rrahën një person me mjete të mprehta

Katër persona arrestohen në Fushë Kosovë, rrahën një person me mjete të mprehta

Janë arrestuar katër persona të dyshuar për rastin “lëndim i rëndë trupor”, Arrestimi është bërë mbrëmë nga zyrtarët policor Fushë Kosovës.

Ngjarja ka ndodhur me datën 1 shkurt 2026 rreth orës 20:00, në rrugën “Nëna Terezë” në Fushë Kosovë, ku një nga viktimat kishte pësuar lëndime trupore nga një mjet i mprehtë, përderisa të tjerët ishte lënduar si rezultat i përleshjes.

Lidhur me rastin pas veprimeve hetimore, janë identifikuar dhe arrestuar të dyshuarit;

D. M, mashkull, 18 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,

R. M, mashkull, 18 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,

A. S, mashkull, 18 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, si dhe

A. S, mashkull, 18 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, ndaj të cilëve policia ka iniciuar një hetim dhe me aktvendim mbi ndalimin e personit të dyshuar, të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit, të njëjtit janë dërguar në mbajtje prej 48 orësh.

Shpërndaje në: