Katër pyetjet që presin përgjigje pas gjetjes së trupit të Emiliano Sala
Për sulmuesin argjentinas nuk dihej asgjë që nga e hëna e 21 janarit, kur ai po fluturonte drejt Cardiffit me një aeroplan privat së bashku me pilotin David Ibbotson.
Ekipet kërkuese të dielën kanë gjetur avionin në një thellësi të ujit prej 63 metra.
Pas konfirmimit të vdekjes së Emiliano Sala, familja, miqtë, kolegët dhe të gjithë janë në pritje të përgjigjeve të këtyre katër pyetjeve:
Çfarë ndodhi me pilotin David Ibbotson?
Cilat ishin shkaqet e aksidentit?
Kush janë përgjegjësit e këtij aksidentit?
Si do të zgjidhet konflikti që ka nisur midis Cardiffit dhe Nantes?







