Katër raste të dhunës në familje brenda 24 orëve
Katër raste të dhunës në familje janë raportuar brenda 24 orëve në Kosovë.
DHUNË NË FAMILJE
· Prishtinë 26.01.2026-00:56. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij . Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
· Prishtinë 26.01.2026 – 08:30. Është raportuar se viktima pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga djali i tij i dyshuari mashkull kosovar. Nuk raportohet për të lënduar ndërsa me vendim të prokurorit pas intervistimit të palëve rasti shkon në procedurë të rregullt.
DHUNË NË FAMILJE
Pejë 25.01.2026 – 19:30. Është raportuar se viktima është ofenduar dhe kanosur nga nëna e saj. Pas intervistimit të palëve, me vendim të prokurorit rasti vazhdon të trajtohet në procedurë të rregullt.
DHUNË NË FAMILJE
Gjakovë 26.01.2026-07:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht nënën e tij dhe ka dëmtuar disa orendi shtëpiake. Viktima ka refuzuar tretmanin mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim te prokurorit është dërguar në mbajtje.



