Katër skuadra luftojnë për t’u bërë ‘hije’ e Manchester Cityt
Dje dhe sot janë luajtur ndeshjet e xhiros së 25-të në kuadër të Premier Ligës.
Manchester City ka fituar kundër West Bromwich Albion me rezulta 3:0 dhe kështu vazhdon i ‘pa trembur’ drejt titullit të tretë të Premier Ligës.

Skuadra e Guardiolës së fundmi transferoi Aymeric Laporten nga Athletico Bilbao për një shumë 65 milionë euro dhe kështu që nga vera ‘qytetarët’ kanë shpenzuar plotë 300 milionë euro në mbrojtje. Prandaj, tashmë është shumë vështirë të besohet që ndonjë skuadër mund të ja rrëmbej titullin skuadrës së Guardiolës, kështu duke e marrë parasysh edhe humbjen e Manchester Unitedit nga Tottenham me rezultat 0:2.


Tashmë gara për vendin e dytë është bërë interesante, për të cilën do të luftojnë katër ekipe. Manchester United, Liverpool,Chelsea dhe Tottenham luftojnë për t’u bërë ‘hije’ e Manchester Cityt.


Liverpooli fitoi mbrëmë si mysafir i Huddersfieldit me rezultat 3:0. Me të njejtin rezultat humbi sot Chelsea ndaj Bornemouth në shtëpi, dhe tashmë është në pozitën e katërt.

Arsenali i vendit të gjashtë humbi nga Swansea me rezultat 3:1 dhe kështu mbetet larg për vendin e katërt të cilen e mbanë Chelsea me 50 pikë.
Kjo është tabela e Premier Ligës pas xhiros së 25-të:

Ndeshjet e javës së ardhshme të top gjashteshes janë këto:
Burnley-Manchester City
Manchester United-Huddersfield
Liverpool -Tottenham
Watford-Chelsea
Arsenal-Everton./Periskopi



