Katër të lënduar në aksidentin mes tri automjeteve në rrugën Prishtinë-Podujevë

Katër të lënduar në aksidentin mes tri automjeteve në rrugën Prishtinë-Podujevë

Katër persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti mes tri automjeteve në fshatin Shakovicë të Podujevës.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo deklaroi se të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor ndërkohë që me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal.

“Mbrëmë rreth orës 21:00 në fshatin Shakovicë të Podujevës, ka ndodhur një aksident trafiku mes  tri automjeteve. Si pasojë e aksidentit katër persona  janë lënduar”, deklaroi ajo.

Shpërndaje në: