Katy Perry puth në buzë djaloshin në ‘American Idol’, por atij nuk i pëlqeu (Foto)
Benjamin Glaze vazhdoi të këndonte të dielën mbrëma në ‘American Idol’, me shpresën për të arritur një pozitë në këtë show televiziv.
Por në vend të kësaj, 19-vjeçari mori një puthje në buzë nga këngëtarja Katy Perry.
Ishte puthja e tij e parë. Glaze foli për New York Times dhe pranoi se u gjet në pozitë të pakëndshme.
Ai tha se po të kishe marrë leje këngëtarja paraprakisht, kurrë nuk do ta pranonte puthjen.
“Doja ta ruaja për marrëdhënien time të parë. Doja që ajo të ishte e veçantë. Do ta kisha bërë nëse do të më thoshte: A do të më puthësh? Jo, unë do të thosha jo’, ishte përgjigja e djaloshit, transmeton Periskopi.
Ai u pyet nga gjyqtari amerikan Idol Luke Bryan se a keni puthur ndonjëherë një vajzë, duke iu referuar këngët së Katy Perry ‘I kissed a girl’
“Jo, kurrë nuk kam qenë në një marrëdhënie. Unë nuk mund ta puth një vajzë pa qenë në një marrëdhënie, “tha Glaze.
Perry pyeti në mënyrë të pabesueshme, ‘Vërtetë?’
Kjo puthje nxiti shumë mospajtime nga audienca. Shumica e njerëzve besonin se puthja ishte tërësisht e papërshtatshme./Periskopi/





