KB Bashkimi mposht Beroen në Ligën Ballkanike

KB Bashkimi mposht Beroen në Ligën Ballkanike

Në takimin e zhvilluar në palestrën “Rexhai Surroi”, vendasit nuk ishin aq bindës në çerekun e parë, në të cilin shënuan një pikë më pak se kundërshtari (15:16).

Mirëpo, përmbysja ndodhi në pjesëlojën e dytë. Prizrenasit shënuan 30 pikë, derisa bullgarët vetëm 18-të, përcjell Telegrafi.com

Edhe në çerekun e tretë, nikoqirët lëshuan duke i lejuar ekipit mysafir të arrinte 18 pikë, derisa vet ata i shënuan 13-të.

Por, një lojë fantastike në fraksionin e fundit (25:14), ia siguroi fitoren e katërt skuadrës nga Prizreni në garën ballkanike.

Bashkimi garon në Grupin A në Ligën Ballkanike dhe tash ka numër të barabartë të fitoreve dhe humbjeve.

Ndryshe, ky triumf vjen pas fitores së lartë në Superligën e Kosovës në derbin lokal kundër Golden Eagle Yllit.

Shpërndaje në: