KB Peja përcjell Bashkimin dhe Sigal Prishtinën, fiton në Ligën Ballkanike

KB Peja përcjell Bashkimin dhe Sigal Prishtinën, fiton në Ligën Ballkanike

Takimi përfundoi vetëm pas kohës shtesë sepse në kohën e rregullt ndeshja u mbyll me rezultat 64:66.

Takimi filloi keq për Shqiponjat duke mbyllur pjesën e parë me 11 pikë epërsi, epërsi kjo që u shkri qysh në çerekun e tretë.

Në periudhën e fundit, pejanët rritën avantazhin dhe e mbajtën atë deri pak sekonda para fundit, kur mysafirët shfrytëzuan një gabim të Mirza Ahmetbashiqit për të barazuar gjithçka. Fitoren në vazhdime Pejës ia siguroi Alban Veseli me trepikësh në sekondat e fundit.

Në Grupin B Peja tani ka 7 pikë me tri fitore e një humbje, ndërsa Sutjeska 10 pikë me katër fitore e dy humbje. /Periskopi/

Shpërndaje në: