KB Prishtina mbetet pa kryesi?
Klubi i Basketbollit Prishtina ka mbetur pa kryesi.
Kështu është njoftuar nga faqja zyrtare e tifozëve të kësaj skuadre, Plisat.
Thuhet se klubin do ta udhëheq Shkelzen Fetiu deri në zgjedhjen e kryesisë së re.
“Klubi i Basketbollit Prishtina mbetet pa kryesi deri në themelimin e një kryesie të re. I mbetet Shkelzen Fetiu ta udhëheq klubin”, shkruan në njoftimin e Plisave.



