KB Prishtina – Szolnoki Olaj, përfundon takimi me këtë rezultat
KB Prishtina ka arritur fitoren e parë në FIBA Europe Cup.
‘Bardhekaltërit’ kanë mposhtur Szolnoki Olaj me rezultat 81-76, transmeton Periskopi.
Në këtë ndeshje u dallua qendra Khalid Boukichou, i cili shënoi 18 pikë. Super Dardan Berisha kontribuoi me 17 pikë të tjera, ndërsa pikë dyshifrore shënuan edhe Divine Myles e Kyan Anderson, 12 respektivisht 10 pikë.
Te mysafirët më i dalluari ishte Strahinja Millosevic me 24 pikë e David Vojvoda me 19 sosh.
Tashmë KB Prishtina tubon tre pikë dhe gjendet në pozitën e tretë, pas humbjes në ndeshjen e parë nga s.Oliver Wurzburg. /Periskopi



