KB Trepça fiton Kupën e Kosovës

KB Trepça fiton Kupën e Kosovës

Skuadra e KB Trepçës ka regjistruar një fitore të thellë ndaj KB Bashkimit në finalen e Kupës së Kosovës, duke mbyllur ndeshjen me rezultatin 91:72.

Më i miri në fushë për ekipin nga Mitrovica ishte Amzil, i cili realizoi 22 pikë, duke udhëhequr skuadrën drejt suksesit.

Nga ana tjetër, më i dalluari për Bashkimin ishte Zeqiri, i cili shënoi 19 pikë, por nuk arriti të shmangë humbjen e ekipit të tij.

Kjo ndeshje u zhvillua në Rahovec, duke ofruar spektakël dhe emocione për tifozët e pranishëm./Periskopi/

Shpërndaje në: