KB Trepça uron 28 Nëntorin, shqiponjën e bëjnë edhe basketbollistët e huaj (FOTO)
Klubi basketbollistik Trepça ka uruar gjithë shqiptarët për festën e 28 Nëntorit.
Në klubin mitrovicas janë edhe disa basketbollistë të huaj, të cilët nuk kanë ngurruar ta bëjnë simbolin e shqiptarëve – Shqiponjën, shkruan Periskopi.
Më poshtë keni foton e postur nga KB Trepça, duke kërkuar nga bizneset ta përkrahin klubin pasi është jo në gjendje të mirë. /Periskopi/



