KEDS me plan për furnizim të pandërprerë me 28 dhjetor: Afër secilit vendovitim do të ketë ekipe për ndëhyrje
KEDS përmes një komunikate për media kanë njoftuar se janë takuar me zyrtarë të KQZ-së për të diskutuar rreth ditës së zgjedhjeve.
KEDS ka treguar se për ditën e zgjedhjeve do të angazhohen mbi 1 mijë punëtorë për t’u kujdesur për ndonjë prishje të mundshme të energjisë elektrike.
Postimi i plotë:
Pas takimit me 🗳️ Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, KEDS ka finalizuar planin operativ për furnizim të pandërprerë me energji elektrike gjatë zgjedhjeve të parakohshme qendrore, të cilat do të mbahen të dielën, 📅 28 dhjetor 2025, në të gjitha vendvotimet në Republikën e Kosovës. 🇽🇰
👷♂️👷♀️ Do të angazhohen gjithsej 1,049 punëtorë, të organizuar në 140 ekipe në mbarë vendin;
📍 Në secili vendvotim (949) do të ketë një ekip në afërsi, për intervenim të shpejtë në rast të ndonjë prishjeje të mundshme;
🧭 Do të funksionojë një komision qendror teknik për monitorim dhe koordinim në kohë reale;
⏱️ Ekipet teknike do të jenë në gatishmëri të plotë gjatë gjithë ditës së votimit;
🚚💻 Kapaciteti i plotë logjistik dhe mbështetja IT do të jenë në dispozicion për mbarëvajtjen e procesit.
✅ KEDS mbetet e përkushtuar të sigurojë kushte optimale për furnizim të qëndrueshëm me energji elektrike, duke kontribuar në zhvillimin normal të procesit zgjedhor.



