Kelkos Energy që ndërtoi hidrocentrale në Deçan padit ambientalistin e njohur kosovar

Kelkos Energy që ndërtoi hidrocentrale në Deçan padit ambientalistin e njohur kosovar

Ambientalisti i njohur kosovar, Adriatik Gacaferi ka njoftuar se kompania austriake ‘Kelkos Energy’ ka ushtruar padi ndaj tij shkaku i një statusi të publikuar gjatë vitit të kaluar në Facebook rreth ndërtimit të hidrocentraleve në Deçan, transmeton Periskopi.

Gacaferi ka treguar se tani kjo kompani po ia kërkon 10 mijë euro dëmshpërblim.

‘’Kompania Kelkos Energy e cila ka ndertuar hidrocentrale ne Gryken e Deçanit, per kete status ( https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=10217462208646301&id=1208168881 ) me ka paditur ne Gjykaten Themelore ne Deçan duke kerkuar 10,000 €uro demshperblim nga une.

Pergjigjien ne padi dhe shume pergjigjie tjera do ia jap neser ne ora 14:30 ne konference per shtyp para Gjykates Themelore ne Deçan’’, ka shkruar ai.

Ndërsa ky është statusi në Facebook për të cilin edhe u padit Gacaferi:

Hidrocentrali Lumbardhi 2 ne Gryken e Deçanit, sot rreth ores 14:30 duke e futur 100% te ujit ne gypa edhe pse ne marrveshjen qe ka me Ministrine e Mjedisit eshte i obliguar qe te pakten 30% te ujit ta le gjithmone ne shtratin e lumit.

Sikur te kishet pasur nje gjykate qe do i mbronte kafshet e egera dhe peshqit, Kelkos Energy(pronari e HEC) do ishte denuar per gjenocid ndaj kafsheve dhe peshqiv.

 

Shpërndaje në: