Kelmendi fiton medaljen e argjendtë në Portugali (Foto)

Kelmendi fiton medaljen e argjendtë në Portugali (Foto)

Fjolla Kelmendi ka fituar medaljen e argjend në Lojërat Evropiane të Universitetve që po mbahen në Coimbra të Portugalisë

Xhudistja kosovare me shumë sukses arriti që t’i fitonte tri ndeshjet e para, por në finale u mposht nga portugezja Costa, transmeton Periskopi.

Kelmendi tregoi luftë të madhe edhe në finale, por për një nuancë ishte më e dobët se kundërshtarja dhe nuk arriti që ta fitonte medaljen e artë.

Në Coimbra, Universitetin e Prishtinës e prezantoi Dekani Musa Selimi. /Periskopi/

Shpërndaje në: