Kelmendi: VV e LDK po e shohin më të rëndësishme një grimë pushtet se sa dërgimin e PDK-së në opozitë

Kelmendi: VV e LDK po e shohin më të rëndësishme një grimë pushtet se sa dërgimin e PDK-së në opozitë

Gazetari dhe autori i emisionit Rubikon, pas zhvillimeve të fundit politike, thotë se nuk është për t’u çuditur që PDK është në pushtet nga viti 2007. Ai thotë PDK doli e para në katër palë zgjedhje por vetëm në dy qeveri e kishte postin e kryeministrit.

Ja shkrimi i plotë i z.Kelmendi:

Ani kur po çuditen pse PDK është në pushtet që nga viti 2007!

Se e ka kuptuar se pushteti nuk është vetëm posti i kryeministrit, kryeparlamentarit dhe presidentit. Pushteti është qeveria, të qenit në ekzekutiv ku merren vendimet.

PDK-ja (me koalicione parazgjedhore) në 4 palë zgjedhje ka dalë partia e parë, por vetëm në 2 qeveri e ka pasur kryeministrin. Nëse do të ngulnin këmbë në rezultat zgjedhor sigurisht se shumë më herët do të dilnin në opozitë.

Kurse LVV dhe LDK më të rëndësishme sot po e shohin një grimë pushtet të mos ia japin njëra-tjetrës se sa dërgimin e PDK-së në opozitë.

Në fakt, ironia është që edhe kur PDK-ja i humbi zgjedhjet dhe tha se po kalon në opozitë, LVV dhe LDK, me veprimet shpirtngushta po duan t’ia zgjasin jetën në pushtet.

E kur jemi te letrat, një letër falëmnderuese do të duhej t’ua dërgonte Kadri Veseli të dyjave nëpër selitë e partive.

Shpërndaje në: