Kemali ju përshëndetë me një foto të re
Se është njëri nga meshkujt që ‘çmend’ femrat me fizikun e tij, ky është fakt i pamohueshëm, shkruan Kosovarja.
Veçse është e nënkuptueshme se po flitet për të famshmin Burak Ozcivit, i njohur për rolin e tij si ‘Kemali’ i serialit “Kara Sevda”, që duket se shumë më tepër është pëlqyer nga auidenca shqiptare.
E për një admirim të tillë, aktori turk, shihet qartë se është i vetëdijshëm, aq sa nuk po rri ‘rehat’ me ngacmimet që u bën femrave përmes imazheve tejet tërheqëse.
Njësoj ka vepruar dhe së fundi, me ç’rast ka publikuar një foto ku më shumë se kurrë vihet në pah fiziku i tij ‘magnet’ për gjininë femrore.
E thënë të drejtën, se ka ngjashmëri me aktorin tjetër po aq të pëlqyer ‘Mehmet Kosovali’, e dëshmojnë paraqitjet e këtij tipi.
Kujtojmë, se Buraku, para pak kohë i dha fund beqarisë, dasma e të cilit ishte kryefjalë e mediave rozë, e me të drejtë qëndroj e tillë./Kosovarja/




