‘’Kemi pasur buxhet minimal për zgjedhje, nuk kemi pranuar të na heqin shpenzimet për fushatë’’

‘’Kemi pasur buxhet minimal për zgjedhje, nuk kemi pranuar të na heqin shpenzimet për fushatë’’

 

Kandidati për kryetar i Vetëvendosjes dhe kryetari aktual i Prishtinës, Shpend Ahmeti , i ftuar televizionin Rrokum, ka folur për vajtjen e fushatës zgjedhore. 

Ahmeti ka thënë se Prishtina e ka buxhetin më të madh se të gjitha komunat tjera ndaj atë buxhet duhet ta ndajnë në mënyrë të duhur, në gjërat e duhura.

I pyetur për shpenzimet e fushatës, Ahmeti u shpreh se zgjedhjet e kaluara kanë pasur buxhet prej 46 mijë eurosh, për dallim nga partitë tjera që kanë pasur buxhet shumë më të madh. Por, sipas tij, kanë mjaftuar dhe me po këtë lloj shpenzimesh minimale po e përfundojnë edhe fushatën e sivjetme.

“Vetëm 46 mijë euro buxhet kemi pasur në zgjedhjet e kaluara, parja nuk është gjithçka, kur e ki pushtetin njerëzit afrohen për të ndihmuar. Ne kemi pasur oferta për të na i hequr shpenzimet e fushatës por kemi thënë jo dhe kemi shkuar në buxhet minimal përsëri”, tha Ahmeti.

 

Shpërndaje në: