Këndellet Milani, fitore e vështirë por me vlerë (VIDEO)
Milan ka arritur fitore të rëndësishme në ‘San Siro’, duke mposhtur 2 me 1 Spal.
Ekipi i Gattusos u befasua në minutën e 13-të, kur Petagna shënoi për epërsinë e mysafirëve.
Por vetëm pas tre minutave, Castillejo barazoi gjithçka.
Me barazim përfundoi pjesa e parë.
Minuta e 64-të solli episodin më interesant dhe më të rëndësishëm të kësaj ndeshje për Milan, kur Gonzalo Higuain gjeti golin pas 802 minuta, gol që i solli fitoren ‘Rossonerëve’. Festimi i tij ishte i papërmbajtur.
Deri në fund shifrat nuk ndryshuan, përveç që Suso u ndëshkua me të kuq dhe do të mungojë në ndeshjen e ardhshme në udhëtim, ndaj Genoas.
Milan ngjitet në vendin e pestë me 31 pikë, kurse Spal mbetet në luftën për mbijetesë. /Periskopi



