Këndellet Trepça ’89, Drenica mposhtë Ballkanin

Këndellet Trepça ’89, Drenica mposhtë Ballkanin

Kanë përfunduar dy ndeshjet e para të xhiros së VII të Ipko Superligës së Kosovës.

Trepça ’89 ka arritur të këndellet pas disa ndeshjeve, duke arritur fitore minimale ndaj Ferizajit. Vendimtarë ishte goli i shënuar nga Renato Hyshmeri në fund të pjesës së parë, kurse mysafirët luajtën me një lojtarë më pak qysh nga minuta e 35′ kur Granit Jashari u ndëshkua pas kartonit të dytë të verdhë.

Pas kësaj fitore, mitrovicasit tubojnë 9 pikë dhe gjenden në vendin e 7, kurse ekipi i Afrim Toverlanit renditet e parafundit me 4 pikë.

Ndërsa në stadiumin Bajram Aliu, Drenica ka shënuar fitore para tifozëve të vet.

Ishte minuta e 25′ kur mbrojtësi i djathtë i Ballkanit, Uran Shala shënoi një auto-gol teksa në minutën e 54′ në një pozicion të dyshimt dyfishoi epërsinë Kreshnik Uka. Jetmir Topalli ngushtoi epërsinë, por deri në fund mbeten portat e paprekura.

Drenica ngjitet në vendin e 4 me 12 pikë, Ballkani në pozitën e 9 me 8 pikë./Periskopi/

Shpërndaje në: