Kënga “Beautiful” e Ledrit dhe Florit e kall dasmën amerikane (Video)
Kënga “Beautiful”, e realizuar nga dy artistë të njohur siç janë reperi Ledri Vula e Flori Mumajesi është një ndër këngët më të pëlqyera nga fansat e tyre.
Por kjo këngë nuk po pëlqehet vetëm nga shqiptarët, transmeton Gazeta Express.
Një çift amerikan në dasmën e tyre shihen duke hyrë në sallë e teksa vallëzojnë me këtë këngë.
Këtë e ka bërë të ditur vetë Flori i cili ka shpërndarë këtë video në llogarinë e tij në Instagram.
“@ledrivula i ka do levizje te mira ky lali”, kishte shkruar Flori.
I menjëhershëm ishte edhe reagimi i Ledrit i cili ka qeshur shumë.
“hahahahahahaa me ja vjedh ????????amigooo”, kishte shkruar Ledri.



