Kënga e re e Dua Lipas “shpërthen” në top-listat botërore

Kënga e re e Dua Lipas “shpërthen” në top-listat botërore

DJ holandez dhe Dua me këngën e tyre të re kanë arritur në pozitën e parë në Cambodia dhe Vietnam. Pozitën e dytë në iTunes e kanë siguruar në Indonezi, Holandë, Sllovaki dhe Singapor. Në pozitën e tretë janë në Rumani dhe Slloveni, derisa në top-dhjetë këngët më të mira janë në Belgjikë, Republikën Çeke, Moldavi, Papa New Guinea, Tailandë, Arabinë Saudite, Indi, Poloni, Meksikë, Austri dhe Hungari, raporton Koha.net.

Garrix ka thënë se kënga e re me Dua Lipan ka të njëjtën ndjenjë euforike si kënga “In the Name of Love”, të cilën ai e realizoi me shqiptaren tjetër Bebe Rexha. Sipas tij, kënga “Scared To Be Lonley” ka tekst më të thellë.

Shpërndaje në: