Këngëtari amerikan vjen në Kosovë për ta xhiruar klipin e këngës (Video)

Këngëtari amerikan vjen në Kosovë për ta xhiruar klipin e këngës (Video)

Zac, megjithatë duket se këtë e ka bërë nga ndikimi që e ka pasur nga shqiptari Arbër Kodra, i cili edhe e menaxhon derisa kënga e tij, e cila quhet “Danger Zone” është duke u xhiruar në Kosovë.

Madje, regjinë e videoklipit të tij është duke e bërë regjisori tashmë i njohur, Xhevat Tahiri.

Arbër Kodra dhe Xhevat Tahiri tregojnë ekskluzivisht për lajmi.net se fillimisht ka qenë e vështirë të bindet babai i Zac-ut që të vije në Kosovë për të xhiruar klipin, por më pas ai është bindur nga serioziteti i këtyre dyve dhe gjërat kanë shkuar në drejtimin e duhur.

Xhirimet e klipit tashmë kanë filluar në Luboten, por xhirime do të ketë edhe në vende tjera të Kosovës.

Regjisori Xhevat Tahiri thotë se do të mundohet maksimalisht që botës t’ia prezantoj bukuritë e Kosovës, por edhe punën e tij si regjisor.

Sipas tij, ky do të jetë hap i parë i madh që edhe të tjerë këngëtar të njohur e më pak të njohur ta zgjedhin Kosovën si destinacion për xhirimin e klipeve.

Tahiri premton klip sensacional.

Pritet që videoklipi i këngës “Danger Zone” nga Zac të lansohet javën e ardhshme në të gjitha platformat ndërkombëtare të muzikës.

zac2 zac1 zac

Shpërndaje në: