Këngëtari i njohur heq dorë nga muzika

Këngëtari i njohur heq dorë nga muzika

Michael Buble flet pas largimit nga muzika dhe rrjetet sociale, pasi djali i tij u diagnostikua me kancer.

Ai në intervistën e fundit foli për largimin nga rrjetet sociakle dhe planet që të largohet nga biznesi i muzikës, shkruan Metro.co.uk, transmeton lajmi.net.

Buble tha se diagnoza e kancerit të djalit të tij, Noah, në vitin 2016 ndryshoi perspektivën e tij për jetën dhe e bëri atë të largohej nga rrjetetsociale dhe të tërhjekej nga bota e të famshmëve.

Në intervistën emocionale për “Daily Mail”, ai rrëfeu se si i ndryshoi jetën sëmundja e djalit të tij.

Ai tha: “Vendosa se kurrë nuk do ta lexoja emrin tim në shtyp, kurrë nuk do të lexoja një përmbledhje për mua. Kam vendosur që kurrë më nuk do të përdor rrjetet sociale, dhe pse kurrë nuk kam pasur të tilla.”

Megjithatë, 5 vjeç Noah tani është duke u shëruar dhe Michael është rikthyer në muzikë, megjithëse me një perspektivë më ndryshe.

Duke folur për rikthimin e tij në muzikë ai tha: ‘Unë tani jam duke kënduar muzikën që dua.”, duke lënë të kuptohet që pas publikimit të albumit “Love”, do të largohet nga muzika.

Shpërndaje në: