Këngëtari i njohur kosovar kërkon që të konsumohet droga e njohur si “Acid”
Këngëtari dhe aktori i njohur kosovar, Genc Salihu, ka komentuar në profilin e tij në Facebook rastin e kapjes së djalit të Sylejman Selimit nga policia me një armë të ftohtë, thikë, shkruan Periskopi.
Salihu duket se ka ironizuar me rastin në fjalë, duke thënë: “Deri sa te nisin femijet e ktyne me u nxane me LSD, ose dicka te ngjashme – e jo thika e bomba – keshtu e kemi!”
LSD është një drogë e fortë halucinogjene e njohur ndryshe edhe si acid. Shumë prej përdoruesve të kësaj droge shohin apo dëgjojnë gjëra që në të vërtetë nuk ekzistojnë.



