Këngëtari indian monton foto me Ivanka Trumpin, ajo i përgjigjet
Këngëtari dhe aktori indian Diljit Dosanjh, ka marrë një përgjigje nga Ivanka Trump, pasi ka postuar një fotografi të montuar, ku shihet I ulur pranë saj në Taj Mahal.
Trump kishte shoqëruar babanë e saj Presidentin e SHBA-së, Donald Trump në vizitën e tij të parë zyrtare në Indi.
Ajo kishte postuar një fotografi përpara Tajit me mbishkrimin: “Madhështia dhe bukuria e Taj Mahalit është skajshmërisht frymëzuese.”
Dosanjh më pas postoi në Tëitter fotografinë e montuar nga një fans, dhe etiketoi Trumpin, shkruan BBC.
“Ajo më ishte vënë pas që ta dërgoja në Taj. E mora, sepse çka mund të bëja diçka tjetër?” kishte shkruar ai.
Por Ivanka nuk e injoroi këtë fotografi dhe iu përgjigj.
Ajo e rispotoi fotografinë duke shkruar: “Faleminderit që më dërgove në Taj Mahalin spektakolar Dosanjh! Ishte përvojë që s’do ta harroj kurrë!” , përcjell Periskopi.




