Këngëtari i njohur harroi se ka 8 milionë euro Bitcoins (Foto)
Reperi me famë botërore 50 cent kishte bërë albumin ‘Animal Ambition’ gjatë vitit 2014, i cili pas tij u bë artisti i parë që pranoi pagesën përmes kriptovalutës virtuale Bitcoin.
Reperi amerikan për albumin e tij ishte paguar me më shumë se 700 Bitcoins, por më pas ai kishte harruar për shumën, raporton BBC.
Vlera në dollarë është 8 milionë, ani pse paqëndrueshmëria e çmimeve të monedhës mund të ndryshojë shpejt duke parë luhatjet e fundit.
Në vitin 2014 një monedhë e Bitcoin ishte e barabartë me 662 dollarë, por tani është 11,200 dollarë sipas Coindeskt.




