Këngëtari i preferuar i viteve 2000 arrestohet për përdhunim: Avokati mohon gjithçka
Policia arrestoi reperin Nelly orët e para të ditës së shtunë pasi një grua e akuzoi se e kishte përdhunuar në një qytet pranë Seattle. Kjo është akuza që avokati i këngëtarit mohoi kategorikisht.
Zëdhënësi i policisë, Steve Socker tha se Nelly u kap nga ocerët pasi doli nga autobusi i turit jashtë një marketi dhe u dërgua në paraburgim. Tha se ai do të dalë para një gjyqtari “së shpejti”. Nelly do të performonte në Ridgeeld, në Washington, të shtunën mbrëma.
Avokati i Nelly-t, Scott Rosenblum e quajti akuzën e përdhunimit një “deklaratë tërësisht të fabrikuar”.
“Hetimi ynë zbuloi se kjo akuzë është e pabazë dhe motivohet nga grykësia dhe hakmarrja. Kam besim se në momentin që do të hetohet tërësisht, akuza do të bjerë poshtë. Nelly është i gatshëm t’i adresohet çështjes dhe do të kërkojë gjithë shpërblimet që i takojnë nga dëmet e shkaktuara prej kësaj akuze false,” tha avokati në një email.



