Këngëtari shqiptar akuzon Sinan Vllasaliun për vjedhje të këngës (Video)

Këngëtari shqiptar akuzon Sinan Vllasaliun për vjedhje të këngës (Video)

Ka qenë Altin Shira, i cili i ftuar në emisionin “Zonë e Lirë”, ka akuzuar kolegun kosovar Vllasaliu se i ka kopjuar këngën “Pikë loti”.

Kjo ka ndodhur kur Çani ka treguar disa nga këngët e Shirës që u kthyen në hite e kur u prezantua kënga në fjalë, Altini u shpreh se kënga u kopjua nga Sinan Vllasaliu: “Kjo këngë [Pikë loti] u kopjua nga një këngëtar kosovar, Sinan Vllasaliu dhe bëri shumë bujë në Kosovë”.

Çani insistoi duke e pyetur sërish nëse Sinani e kishte kopjuar apo jo, por përgjigjja e Shirës ishte e prerë: “E kopjoi”./blitz

https://www.youtube.com/watch?v=VD-MILn9AKc

 

Shpërndaje në: