Këngëtari shqiptar gjendet i vdekur në banesën e tij

Këngëtari shqiptar gjendet i vdekur në banesën e tij

Ditën e sotme është gjetur i pajetë në banesën e tij në Fier një këngëtar i njohur i muzikës së lehtë. Pasi kanë vënë re se këngëtari nuk kishte dalë së fundmi, fqinjët janë merakosur dhe kanë shkuar të kontrollojnë banesën e tij, duke e gjetur këngëtarin Vilson Shaho të pajetë.

63 vjeçari ka studiuar në Akademinë e Arteve për kanto dhe njihej si person me precedent penal. Në shkurt të 2014-ës, ai u arrestua nga policia pasi plagosi me thikë një shtetas 30 vjeç.

Nuk dihen ende shkaqet e vdekjes së këngëtarit, megjithatë policia dyshon se vdekja ka ardhur nga shkaqet natyrale.

 

 

Shpërndaje në: