Këngëtarja Ana Kabashi për pak të bëhet horë shkaku i rrobave të shkurtëra (Foto)
Kur është fjala për t’u dukur e “nxehtë” ajo është kryefjala e kësaj pune.
E kemi fjalën për këngëtaren, Ana Kabashi e cila ditët e fundit po i shijon rrezet e diellit në shtetin fqinj, Mal të Zi. Ajo si pak kush sa herë që del diku sigurohet ta ketë vëmendjen maksimale e fokusin gjithmonë e vë tek format e përkryera trupore.
Këtë herë ajo fund e krye u shfaq e veshur me material “farmerkë” përderisa në pjesën e poshtme kishte veshur xhinset të cilat ishin aq të shkurta e të ngushta sa një pjesë e të pasmeve nuk i kishte qëndruar dot brenda tyre.
Kabashi që njëherësh shquhet për vijat e trupit, ka talent edhe në këndim edhe pse për këtë pjesë nuk është se përfolet shumë. Ajo kah mesi i muajit prill pat publikuar një video ku u pa në Prizren teksa këndonte e atmosferën e kishte çuar deri në maksimum.
Kënga e saj e fundit e publikuar në “YouTube” titullohet “Me hile” dhe ka vetë 154 mijë shikime.




