Këngëtarja e famshme amerikane dërgohet me urgjencë në spital
Këngëtarja amerikane, Demi Lovato, është dërguar me urgjencë në një spital në Los-Anxhelos, shkaku i mbidozës me heroinë, raporton TMZ.
25-vjeçarja është dërguar në spital pasdite nga shtëpia e saj në Hollywood Hills.
Tabloidi amerikan raporton se nuk dihet gjendja e saj.
Muajin e kaluar Lovato kishte bërë të ditur se u ishte kthyer drogave pas gjashtë vjetësh esëll.



